×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj: Serbia dhe Kurti po e përdorin Asociacionin për ta penguar marrëveshjen e madhe

    Insajderi
    30 January 2023 - 14:13

    Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me çështjen e Asociacionit.

    Ai ka thënë se Asociacioni po paraqitet si çështje problematike dhe  si “mbulesë”, për marrëveshjen e madhe nga kryeministri i Kosovës.

    Tutje Haradinaj ka ritheksuar edhe një herë që marrëveshja përfundimtare me njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë mund të bëhet vetëm me ndërmjetësimin e ShBA-së.

    Ai ka shtuar se këtë po e bën Serbia e fatkeqësisht këtë po e bën edhe kryeministri i Kosovës.

    “Të gjitha vendimet dhe veprimet e qeverive në Prishtinë e në Beograd, në këta 4-5 muajt e fundit, që nga çështja e targave, tensionet në veri, dalja nga institucionet e serbëve lokalë, e deri te shpallja e zgjedhjeve në veri, kanë qenë obstruksionizëm i Planit Evro-Amerikan” – shkroi ndër tjerash ai.

    Postimi i plotë:

    Diskutimet dhe konsultat për Asociacionin kanë vetëm një synim, heqjen e pengesave të fundit drejt marrëveshjes së madhe me Serbinë, për njohje të ndërsjellë.

    Ky është një obligim i marrë që duhet të zbatohet në përputhje me kushtetutën e Kosovës dhe këtu çështja mbyllet.

    Prandaj të gjithë ata që asociacionin e paraqesin si çështje problematike, nuk e kanë hallin te asociacioni, por duan që asociacionin ta përdorin si “mbulesë” për ta kundërshtuar marrëveshjen e madhe.

    Këtë po e bën Serbia e fatkeqësisht këtë po e bën edhe Kryeministri i Kosovës.

    Të gjitha vendimet dhe veprimet e qeverive në Prishtinë e në Beograd, në këta 4-5 muajt e fundit, që nga çështja e targave, tensionet në veri, dalja nga institucionet e serbëve lokalë, e deri te shpallja e zgjedhjeve në veri, kanë qenë obstruksionizëm i Planit Evro-Amerikan.

    Kjo lojë politike duhet të marrë fund dhe Kosova duhet t’i fokusojë krejt potencialet politike, intelektuale e qytetare në kryetemën e saj që është “marrëveshja e madhe për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, e cila mund të arrihet vetëm duke qenë të koordinuar ngushtë me SHBA dhe BE.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark