×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj shpërblehet me dy çmime

    Insajderi
    01 June 2017 - 13:44
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare, kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, është nderuar me titullin “Misionar i Paqes” dhe medaljen “Golden Ambassador Richard Holbrooke” nga Misioni Diplomatik për Paqe dhe Prosperitet dhe Misioni Diplomatik Amerikan për Paqen Botërore.

    Drejtor i Misionit për Paqe dhe Prosperitet, Shefki Hysa, ka thënë që Haradinaj meriton respektin e të gjithëve dhe se sakrificat e djemve të UÇK-së nuk mund të harrohen.

    Ndërsa Ramush Haradinaj, i cili e quajti Amerikën engjëll mbrojtës të Kosovës, u shpreh i emocionuar për çmimin.

    Tutje ai shtoi se populli i Kosovës rrënjët i ka në paqe, mirëpo është dashur të luftoj për të./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark