×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj shtron iftar për përfaqësuesit e BIK-ut dhe nderon me medalje myftiun Tërnava

    Insajderi
    04 May 2021 - 22:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka shtruar sot një iftar në selinë e partisë së tij për përfaqësuesit e Bashkësisë Islame të Kosovës.

    Me këtë rast ai ka ndarë edhe një medalje për myfitun e Kosovës, Naim Tërnava.

    “Muaji i Ramazanit, agjërimi, lutjet dhe devotshmëria ndaj Krijuesit, të na shërbejnë në thellimin dhe forcimin e përkrahjes dhe zemërgjerësisë ndërmjet të gjithë neve. Sonte në Selinë e AAK-së, në vazhdimësi të traditës, pata kënaqësinë të shtroj iftar për përfaqësuesit e nderuar të Bashkësisë Islame të Kosovës. Me këtë rast, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare, kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për z. Naim Tërnava, Myfti i Republikës së Kosovës”, ka bërë të ditur Haradinaj.

    Haradinaj ka theksuar se rrugëtimi njëmujor me agjërim duhet të motivojë shoqërinë të jenë të bashkuar dhe tolerant si dhe të aftë për t’u përballur me të gjitha sfidat.

    “Rrugëtimi njëmujor me agjërim, lutje dhe reflektim, të na motivojë për të qenë të bashkuar, si shoqëri tolerante dhe shtet i fortë, të gatshëm dhe të aftë për t’u përballur me të gjitha sfidat. Zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet tuaja!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark