×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Takim koti i dialogut Kosovë-Serbi, Kurti po e mashtron popullin

    Insajderi
    19 July 2021 - 19:29
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka quajtur “takim koti” mbledhjen e palës kosovare dhe asaj serbe në kuadër të dialogut mes dy vendeve në Bruksel.

    Haradinaj ka cilësuar se në dialog duhet të përfshihet SHBA’ja e të mos i lihet në dorë BE’së, derisa ka thënë se secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve, përcjell Insajderi.org

    “Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak”, ka shkruar ndër të tjera Haradinaj.

    Postimi i plotë:

    Edhe një takim koti i dialogut Kosovë-Serbi.

    Secila palë ka veç një interes, që me retorika populiste ta mashtrojë popullin e vet në prag të zgjedhjeve!

    Kryeministri i Kosovës ka vendosur që të mos bëjë asgjë në këtë proces. Ai nuk po don me e kuptu se pa përfshirjen e SHBA, dialogu është i vdekur. Ai nuk po don me e kuptu se me Borelin e Lajçakun është në qorrsokak.

    Sa më larg të shtyhet përfshirja e një emisari amerikan në dialog, dëmi do të jetë më i madh, edhe për Kosovën edhe për Kryeministrin!

    Po të ishte Amerika në dialog, tashmë do të ishim në prag të marrëveshjes përfundimtare! A ka njeri që mund t’ia shpjegojë këtë Albin Kurtit!?

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark