×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haradinaj takon përfaqësues nga Këshilli Global i Imamëve

    Insajderi
    05 December 2022 - 09:14
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar së fundmi imamin Mohammed Tawhidi që është një ndikues mysliman shiit australian.

    Përveç me Tawhidit, udhëheqësi i AAK-së në zyrat e partisë ka takuar edhe një tjetër klerik fetar. Bëhet fjalë për Sheikh Saleh Sibveih, përfaqësues i organizatës së njohur ndryshe si ajo e Ajatollah Shirazit.

    Në një postim të publikuar nga Imam Tawhidi në Twitter, Haradinaj shihet në zyrën e partisë së tij në Prishtinë.

    “Ishim të nderuar që u pritëm nga shkëlqesia e tij, dy herë kryeministri Ramush Haradinaj në Prishtinë. Takimi u zhvillua rreth vizitës së Këshillit në Kosovë dhe forcimit të lidhjeve me popullin  e Kosovës”, ka shkruar Tawhidi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark