×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj: Tentojmë më shumë se 20 deputetë

    Insajderi
    17 January 2021 - 21:03

    Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se partia e tij synon të fitojë plus 20 deputetë.

    Ai thotë se AAK është më e madhja në pushtet lokal.

    Haradinaj tregon se në mungesë të një koalicioni pati më shumë hapësirë në listë zgjedhore.

    Shton se Haxhi Shala po ia merr Nismës votat nga Malisheva.

    “Me Shemsedin Dreshajn numër 2, mesazhi ishte që iu japim hapësirë të rinjve, 76 kandidatë janë kandidatë për herë të parë. Kemi emra me autoritet nga secili qytet i Kosovës. Në mungesë të koalicionit kemi pasur hapësirë. Tani i kemi plus 30 kandidatë nga AAK për shkak të hapësirës të lënë nga PSD. Renditja ishte me preferencë nga kandidatët. Haxhi Shala po ia merr Nismës votat, po e rrit subjektin politik që i takon. Matematika jonë është e thjeshtë, tentojmë të dalim me plus 20 deputetë, ky është tentim real. Aleanca është më e madhja në pushtet lokal”, deklaroi Haradinaj në Kanal10.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark