×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haradinaj thotë se s’ka krah të luftës, lavdëron Gërvallën

    Insajderi
    10 November 2022 - 09:21
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Daut Haradinaj, anëtar i AAK-së dhe ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e ka vlerësuar pozitivisht paraqitjen e fundit të ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

    Haradinaj ka thënë në “Prizma” se s’duhet të ketë politikë “pro e kundër luftës”.

    “Unë nuk mendoj që duhet me pasë politikë pro e kundër luftës. P.sh. e pashë Gërvallën në Këshill të Sigurimit. Shumë mirë bëri që e tha për UÇK-në dhe për vlerat e kohës”, ka thënë Haradinaj.

    “Nuk ka krah të luftës”, ka theksuar ai. “Nuk mundesh me thanë që ky është krahu i luftës, ai nuk është krahu i luftës”, ka shtuar Haradinaj, duke thënë se kjo ndarje i bën dëm vendit.

    “Unë nuk e ndaj UÇK-në prej popullit. Kjo tendencë është tepër e gabueshme”, thotë Daut Harardinaj.

    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    20 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark