×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Harrojeni Gëzim Mekulin e të tjerët për një moment, lexojeni servilosjen magjepsëse të Kim Mehmetit

    Insajderi
    22 November 2022 - 15:32

    Pas ngjarjeve në Bruksel gazetarët e afërt me kryeministrin Kurti janë aktivizuar që t’i dalin në mbrojtje atij.

    Dje gazetari i afërt me Lëvizjen Vetëvendosje, Gëzim Mekuli, ka shkruar se Borreli nuk është i ashpër me Kurtin por me shqiptarët, duke shtuar se sot shqiptarët u mirëpërfaqësuan dhe nuk lejuan të përsëritet Kongresi i Berlinit. Derisa kishte përfunduar me sharje ndaj Josep Borell.

    Servilosjen ndaj tij të parit të vendit e ka vazhduar sot gazetari dhe publicisti, Kim Mehmeti. Ai ka shkruar se Kurti është politikani më i zgjuar dhe pro-shqiptar. Sipas tij kryeministri po merret me pastrimin e ’plehut’ të qeveritarëve të kaluar.

    “Siç duhet nënvizuar se Kryeministri i Kosovës sot merret me pastrimin e ’plehut’ që lanë pas vetes burrështetasit e mëparshëm të korruptuar të vendit të cilët, në mos më shumë, duhej njëherë e përgjithmonë të qartësonin nëse Kosova është shtet i pavarur me kryeqendër Prishtinën, apo një protektorat i Serbisë”, shkroi ai.

    Ndaj këtij statusi ka reaguar Valon Syla, i cili ka ironizuar me Mehmetin.

    “Kur e mbështet Kim Mehmeti Albin Kurtin, aty dine që diçka s’është në rregull. Arbën Xhaferi i madh, thoshte se Kim Mehmeti është shqiptari tipik, apo modeli të cilin kanê qef me pa te secili shqiptar, maqedono-sllavët, të aso kohe, të cilës i takon edhe Kimi”, ka shkruar Syla.

    Ndryshe dje takimi reth 8 orësh me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i ndërmjetësuar nga Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell dhe me Emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka përfunduar pa marrëveshje.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark