×
  • Lajme
  • Botë
  • Kulturë
  • Lajme / Botë

    Haruki Murakami, njeriu i jashtëzakonshëm i shkronjave feston ditëlindjen e 71-të

    Insajderi
    12 January 2021 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Haruki Murakami është i jashtëzakonshëm, padyshim një nga shkrimtarët më të mirë bashkëkohorë.

    Ai sot feston ditëlindjen e 71-të, duke qenë shumë i njohur në të gjithë botën me veprat e tij.

    Megjithatë, pak dihet mbi jetën e tij private.

    Më poshtë, gjeni disa kuriozitete që do t’ju bëjnë ta admironi më shumë, gjeniun japonez të shkronjave.

    1. Murakami e adhuron xhazin. Puna e tij e parë ishte në një dyqan me pajisje muzikore. Ai koleksionon disqe, në veçanti me muzikë xhaz; ka më shumë se 6 mijë disqe.

    Murakami-collection-disqe

    2. Ka një rutinë shumë të ngjeshur. Kur është duke shkruar një roman të ri, dita e punës e Murakamit nis që në orën 4.00 të mëngjesit dhe punon për 5-6 orë. Pasdite vrapon për 10 km ose bën 1500 m not. Më pas lexon ndonjë gjë dhe dëgjon muzikë. Shkon për të fjetur në orën 21.00. Vetë shkrimtari ka thënë se mbajtja e së njëjtës rutinë e ndihmon në procesin e të shkruarit.

    vrapimi

    3. Murakami i adhuron filmat. Thuhet se gjatë një viti në universitet (ka studiuar për dramë në universitetin e Tokios, ku u njoh edhe me të shoqen) ka parë më shumë se 200 filma.

    4. I pëlqejnë macet. Në një ese të vitit 1989 ka shkruar se ka pasur më shumë se 10 mace.

    haruki me mace

    5. Është një vrapues i rregullt. Pavarësisht dashurisë për xhazin, kur vrapon dëgjon vetëm muzikë rok.

    6. Asnjëherë nuk e di fundin kur shkruan një roman. Në një intervistë për “Paris Review” ka thënë: “Kur nis të shkruaj një roman, unë dhe lexuesit jemi në të njëjtin nivel. Nëse libri flet për një krim, që në fillim unë nuk e di kush e ka bërë krimin. E shkruaj librin sepse më pëlqen ta zbuloj. Nëse do ta dija, ç’kuptim do të kishte të shkruaja?”

    7. Librin e parë, Haruki Murakami e ka shkruar në tavolinën e bukës. Iu deshën 10 muaj për ta përfunduar.

    8. Lexuesja e parë e librave të tij është e shoqja, Yoko.

    Sona's Top 10 Murakami Books – Writer's Block Magazine

    9. Libri i tij i parë jo fiksion është “Nëntokë” – 1998 – një përmbledhje intervistash me viktimat e sulmit me gaz sarin në metronë e Tokios, në vitin 1995.

    10. Haruki Murakami nuk e ka idenë sesa para ka: “Nëse je i pasur, ke luksin të mos shqetësohesh për paratë. Gjëja më e mirë që mund të blesh me para është liria, koha. Nuk e kam idenë sesa para fitoj në vit, nuk e kam idenë sa taksa paguaj”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark