×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hasani: Janë lëkundur themelet e Kosovës me marrëveshjen e Ohrit

    Insajderi
    21 March 2023 - 21:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, ka folur lidhur me e marrëveshjen e Ohrit ai tha se se serbët do të fitojnë autonomi territoriale.

    Hasani thotë se në marrëveshje thuhet se të gjitha marrëveshjet paraprake duhet të zbatohen, andaj edhe vlen ende marrëveshja e vitit 2013 për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

    “Nëse marrëveshja thotë siç thotë, të gjitha palët dhe nuk ka rëndësi cilat nene pasi të gjitha duhet të zbatohen. Aty thotë se edhe të gjitha marrëveshjet duhet të implementohen. Kjo i bie se duhet ai i vitit 2013 të zbatohet, pasi nuk e njeh vendimin e Kushtetutës”, tha ai në T7.

    Hasani shtoi se Serbia ka fituar nga kjo marrëveshje më shumë se sa Kosova. Ai po ashtu tha se themelet e shtetit të Kosovës janë lëkundur me këtë marrëveshje.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark