Trajneri I KF Vjosës, Erdin Hashani, i ftuar në emisionin “Sporti Total” në KTV, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Insporti.com.
Ai në emisionin “Sporti Total” tha se duhet të parandalohen këto gjëra, sepse Superliga po bëhet si filmat turk që ju dihet fundi.
“Është normale që Ballkani po reagon duke kuptuar investimet që po bën. Në Kosovë nëse nuk ki aletat është shumë problem. Superliga e Kosovës po bëhet si filmat e Turqisë të cilëve ju dihet fundi” deklaroi Hashani.
Sot është zhvilluar ndeshja derbi ndërmjet Dritës dhe Prishtinës, të cilin e fituan mysafirët nga kryeqyteti me rezultat 1:2, dhe në lidhje me këtë ndeshje tifozë të shumtë në rrjete sociale kanë akuzuar klubin gjilanas se kanë kurdisur ndeshjen me Prishtinën.
Po ashtu, ka reaguar edhe Ballkani me një letër të hapur drejtuar presidentes së vendit, Vjosa Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurtit, duke iu kërkuar të ndërhyjnë për t’i ndalur kurdisjet. /Insporti.com/