×
  • Sport
  • Insajderi / Insajderi

    Haxhi Krasniqi befason shqiptarët, zbulon datën e ndeshjes në “Fadil Vokrri”

    Insajderi
    17 May 2023 - 16:50
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Boksieri i njohur Haxhi Krasniqi, përmes një postimi në rrjetin social Instagram ka zbuluar se kur do të zhvillohet ndeshja e tij e boksit në stadiumin ”Fadil Vokrri”.

    Ai njoftoi se ndeshja do të mbahet më 5 gusht dhe ka paralajmëruar një ndeshje të paharrueshme.

    Ndërkaq Krasniqi nuk e ka treguar emrin e kundërshtarit me të cilin do të përballet.

    “Miq të dashur,duket se dita jonë po ofron, një ëndërr e madhe e imja, besoj edhe e secilit prej jush, ka nisur jetësimin e saj. Dita për të boksuar në vendin tim, para popullit tim të dashur, po ofron.Sot po e bëj publike punën tonë lidhur me këtë organizim, për të cilin janë mbledhur bashkëpunëtorët më të denjë të kësaj fushe, që më datë 5 Gusht, të kësaj vere, unë t’i dhuroj të gjithë përkrahësve, Prishtinës dhe vendit tim, Kosovës, natën e paharruar të boksit profesionist ndërkombëtar, në stadiumin e kryeqytetit, “Fadil Vokrri””, tha ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark