×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haxhi Shala: Është mirë nëse anëtarët e këtij subjekti kanë arritur t’i marrin votat e familjarëve të tyre

    Insajderi
    02 March 2021 - 18:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Anëtari për deputet nga radhët e AAK’së, Haxhi Shala thotë se e ka pritur që Nisma do të mbetej jashtë Kuvendit në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Ai ka thënë se ka ndjerë keqardhje për kreun e këtij subjekti, Fatmir Limaj, por jo edhe për anëtarët tjerë të Nisma’s.

    Shala ka bërë shaka duke thënë se anëtarët tjerë të këtij subjekti nuk kanë mundur të marrin më shumë vota se ato të familjarëve të tyre.

    “Ka qenë e pritur për Nismën sepse nuk ka më njerëz operativ në teren. Fatmir Limaj është i vetëm. Ka persona tjerë po nuk e kanë autoritetin të depërtojnë te një votë. Vetëm ai ka mundur të sjellë frymë te votat. Të tjerët nëse mund t’i marrin votat e familjarëve të tyre mirë kish qenë. Për Fatmirin mua më ka ardh keq, për të tjerët aspak. Të gjithë të tjerët janë profiter në krahë të fatmirit”, ka thënë ai në Frontal.

    Përndryshe, Shala ka deklaruar se ai do të bëhet deputet nga radhët e AAK-së.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark