×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhiu akuzon Fitore Pacollin se nuk i mbron interesat e grave: Ki marak me bo sfilad

    Insajderi
    21 October 2020 - 11:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputetja e Aleancës prë Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Teuta Haxhiu ka ‘goditur’ deputetën e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, duke e akuzuar se ajo nuk i mbron të drejtat e grave.

     Haxhiu në fjalimin iu drejtuar deputetes Pacolli duke i thënë se “ki marak me bo sfilada”, përcjell Gazeta Insajderi.

    “Fitorja as kjo nuk i beson, sepse kjo është për  me i mbrojt interesat e grave, besoj do të duhet të ishte edhe me i mbështet ato do të duhej të ja jepte dritën e gjelbër. Nuk i mbroni po veç folni Fitore qashtu qysh ki marak me bo sfilat. Ju nuk i besoni asaj që jau shkruajnë, lejeni këto”, ka thënë Haxhiu.

    Përveç, Pacollit, deputetja e AAK-së e ka kritikuar edhe deputetën Mimoza Kusari-Lilën duke i thënë se thirret në emër të grave.  

    “…edhe Mimoza që po thirret në emër të grave e kur të është interesi me i mbrojt gratë nuk është”, ka thënë Haxhiu. /Insajderi.org  

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark