×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haxhiu: Fatkeqësia e qytetarëve është që Armend Muja është aksidentalisht në postin e kryetarit të komisionit

    Insajderi
    25 May 2022 - 22:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Bekim Haxhiu, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar ashpër deputetin nga Lëvizja Vetëvendosje Armend Muja, për të cilin ka thënë se është “fatkeqësi” që ky i fundit e udhëheq Komisionin për Buxhet dhe Trasnfere.

    Haxhiu, në Pressing, ka shtuar se parat e Trustit do t’i marrin qytetarët për të përballuar krizën në të cilën gjendet Kosova.

    “Fatkeqësia e qytetarëve dhe e këtij vendi është se zotëri Muja është aksidentalisht në postin e kryetarit të komisionit, bazuar në mashtrimin e 14 shkurtit. Brenda një fjalie ka 3 gabime. Një analizë të lehtë të ja bëjmë. Thotë se deputetët do të vjedhin Trustin. Ato para nuk do t’i marrin ato para, por qytetarët që ta përballojnë krizën. E dyta tha se po shkatërrohet Trusti. Fondi pensional është ndër institucionet më kredibile në Kosovë dhe më fleksibile. Në pyetjen që ja bëra sot, i thashë se a keni propozuar ju reformë të sistemit pensional”, ka thënë deputeti i PDK-së.

    Tutje, ai ka vijuar duke thënë se është e pavërtetë që do të shkaktohej inflacion i çmimeve.

    “Dhe mashtrimi i katërt, që nëse futen më shumë në treg do të shkaktohet inflacion i çmimeve. Tërësisht e pavërtetë. Nuk ka para të bollshme në Kosovë. Ka mungesë monetare. Këto një njeri i tillë që të tërheq komisionin e Kuvendit, e mos ta dijë A-në dhe B-në e ekonomisë është gjynah”, përfundoi Haxhiu

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark