×
  • Lajme
  • Lajme

    Haxhiu flet për dërgimin e Kurtit në Kushtetuese nëse nominohet për kryeministër

    Insajderi
    23 February 2021 - 23:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kandidati për deputet i PDK-së, Bekim Haxhiu, thotë se lideri i VV-së e ka shkelur dy herë Kushtetutën e Kosovës dhe sipas tij, edhe nëse Kurti e shkel Kushtetutën për të tretën herë, nuk do bëhet vonë.

    “Nuk ka ndonjë propozim nga VV-ja për kandidaturë për kryeministër…Ne kemi pasur dy raste të shkeljes së Kushtetutës nga zotëri Kurti nuk besoj që bëhet vonë nëse e shkel edhe herën e tretë”, tha Haxhiu në emisonin DPT te Fidani në T7.

    Ndërsa, sa i përket asaj se a do ta dërgojnë në Gjykatë nëse VV-ja shkel Kushtetutën me nominimin për kryeministër të Kurtit, Haxhiu thotë se mbetet të shihen zhvillimet.

    “..por mbetet me i pa zhvillimet pastaj me vendos. Pa pas zhvillime nuk mundem me qenë paragjykues përderisa nuk ka asnjë mendim”, shton Haxhiu.

    Kujtojmë se lideri i VV-së, Albin Kurtit dhe disa kandidatëve për deputetë nuk iu lejua kandidimi për shkak të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku nuk iu lejohet kandidimi atyre personave që janë dënuar brenda tri viteve për ndonjë vepër penale.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark