×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhiu: Gjyqtari i akuzuar për korrupsion vendosi për Telekomin

    Insajderi
    30 October 2020 - 22:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj gjyqtarit Lekë Prenaj, për dyshimin për tjetërsim të pronës shoqërore, përkatësisht të Radio televizionit të Prishtinës, në vlerë miliona euro.

    Ajo përmes një postimi në Facebook, ka nxjerr edhe një aktvendim të gjyqtarit Prenaj, që lidhet me Telekomin, të cilit sot i janë bllokuar llogaritë dhe i janë marrë mjetet që kishte, si pasojë e arbitrazhit të humbur me operatorin virtual Dardafon, i njohur si Z Mobile.

    “Në ditën kur pas një procesi kriminal nisi tërheqja e mjeteve nga llogaria e Telekomit, u njoftuam që Prokuroria paska ngritur aktakuzë kundër gjyqtarit Lekë Prenaj për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, si dhe veprën tjetër penale “Legalizimi i përmbajtjes së Rreme”! I njëjti, pra gjyqtari Lekë Prenaj, paska refuzuar kërkesën e Sindikatës së Telekomit për të vendosur masën e sigurisë me qëllim që ndër të tjera të parandalohet falimentimi i Telekomit nga Devolli. Çka me thënë më shumë!”, ka shkruar ajo.

    Federata Sindikale e Pavarur e PTK-së kishte kërkuar nga Gjykata Themelore vendosjen e masës së sigurisë për të mos u ekzekutuar vendimi i Arbitrazhit. Por, kjo kërkesë ishte hedhur poshtë si e pabazuar.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    Kosovë
    24 April 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark