×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Haxhiu ironizon me VV-në: Pantiqi në arrest shtëpiak, pjesëtari i FSK-së në burg – krejt dhe drejt

    Insajderi
    08 January 2023 - 18:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka komentuar vendimin e gjykatës për t’ia caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh pjesëtarit të FSK-së, Azem Kurtaj. Kurtaj dyshohet se i plagosi dy të rinj serbë të premten në Shtërpcë.

    Këtë vendim ai e ka krahasuar me vendimin për lirimin në arrest shtëpiak të Dejan Pantiq, ish-policit serb i dyshuar për sulm terrorist ndaj institucioneve.

    “Ish-policit Dejan Pantiq që akuzohet se plagosi policin e Kosovës, iu caktua masa arrest shtepiak.Azem Kurtaj pjesëtar i FSK-së akuzohet se plagosi dy qytetarë serbë, i caktohet masa e arrestit me burg.# Krejt dhe drejt#Barazi dhe drejtësi”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark