×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haxhiu kërkon hetim nga Prokuroria për vdekjen e pacientit në Klinikën Torakale

    Insajderi
    15 January 2023 - 17:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pas rastit të sotëm ku një pacient 55-vjeçar kërceu nga kati i katërt i Klinikës Torakale, për të gjetur më pas vdekjen nga plagët e marra.

    Përmes një postimi në Facebook, Haxhiu ka thënë se kjo klinikë para pak vitesh ishte shembull i mirëmenaxhimit dhe profesionalizmit.

    Ai ka theksuar se për rastin e sotëm Prokuroria duhet t’i nisë hetimet.

    Postimi i plotë:

    Skandal pas skandali në shëndetësi!

    Pasi shkoi për trajtim në QKUK, pacienti hidhet nga dritarja e Klinikës Torakale dhe fatkeqësisht vdes.Pse?Shkaqet ende mbeten pa u sqaruar.

    Keqmenaxhimi dhe degradimi i shëndetësisë, po ashtu humbja e jetës së njerzëve, në qendrat tona spitalore  është shqetësuese. Për këto raste deri tani nuk ka llogaridhënie.

    Për rastin e sotëm Prokuroria duhet të hetojë shkaqet e vdekjes së pacientit.

    Askush nuk e ka besuar këtë degradim deri në këtë masë.

    Para pak vitesh Klinka Torakale ishte shembull i profesionalizimit dhe mirë menaxhimit, ndërsa sot është në rubrikën e lajmeve të zeza. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark