×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Haxhiu: Kosova pa drejtor të Onkologjisë dhe me mungesë në deri 30% të barnave esenciale kundër kancerit

    Insajderi
    04 February 2023 - 19:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, në rastin e Ditës Botërore të Luftës Kundër Kancerit, ka shkruar një reagim në Facebook-un e tij ku tha se në këtë ditë Kosova gjendet pa drejtor të Onkologjisë dhe në mungesë të 12 barnave për trajtim të kancerit, transmeton Insajderi.

    Në Onkologji, siç thotë Haxhiu, mungojnë 25 deri në 30 për qind të barnave nga Lista Esenciale për trajtim të kancerit.

    Reagimi i Haxhiut:

    Dita Botërore e luftës kundër kancerit Kosovën e gjenë pa drejtor tē Onkologjisë dhe me mungesë të 12 barnave për trajtim të kancerit.

    Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Dr.Arben Bislimi ka dhënë dorëheqje ditë më parë, ndërsa në Onkologji mungojnë 25 deri 30% e barnave nga Lista esenciale per trajtim të kancerit.

    Në vitin 2022 në SHSKUK  nga buxheti i barnave tepruan 1.3 milionë euro, ndërsa pacientët me kancer detyrohen të hyjnë në borxhe, për të siguruar ilaçet.

    Klinika e Onkologjisë ishte storie suksesi për trajtim të pacientëve edhe gjatë pandemisës COVID-19, sot është për keqardhje se si ka degradu.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark