×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Haxhiu: Veprimet e Kurtit, një nga arsyet që po ikin nga Kosova profesionistët shëndetësorë

    Insajderi
    19 February 2023 - 16:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka komentuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti, që ka thënë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë.

    Haxhiu thotë se “Albini ka harru me tregu se njëri nga ta, Prof.Dr.Rifat Latifi ka ikë për Amerikë”.

    Sipas tij, veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave është një nga arsyet që po ikin nga Kosova, profesionistët shëndetësorë, transmeton Klankosova.tv.

    “I pyetur për ikjen e të rinjve, Albin Kurti paska thënë se dy ministra të tij u kthyen në Kosovë. Albini ka harru me tregu se njëri nga ta, Prof.Dr.Rifat Latifi ka ikë për Amerikë”, ka thënë Haxhiu.

    “Veprimet e Kurtit dhe puna e dobët e ministrave është një nga arsyet që po ikin nga Kosova profesionistët shëndetësorë, rinia dhe jo vetëm. Çdo ditë vetëm mashtrime dëgjojmë nga Albini”.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark