×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Haxhiu: Votojeni Projektligjin për Trustin, mos e dëgjoni Mimozën dhe Albinin

    Insajderi
    19 January 2023 - 12:53

    Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, e ka bërë prezentimin e Projektligjit për tërheqjen e parave nga  Trustit.

    Ai, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka kërkuar nga të gjithë deputetët si të pozitës dhe opozitës që të votojnë këtë projektligj. Sipas tij, kjo është kërkesë e qytetarëve

    “Dëgjojeni kërkesën e popullit apo këshillën për unitet të plotë. Nuk do të merren aspak me çështje politike, kërkoj votën tuaj në emër të qytetarëve të Kosovës. Dëshmoni se jeni përfaqësues të popullit dhe jo të shefit dhe shefes”.

    “Me votën tuaj, do të përcaktoheni, a dëshironi ta dëgjoni Mimoza Kusarin, apo Albin Kurtin. Dëshmojeni se jeni deputet të popullit, sepse populli do të ju votojë”, ka thënë Haxhiu.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark