Kandidati për kryetar të Gjilanit nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri, ka vazhduar vizitat në fshatrat e këtij qyteti.
Ai ka qëndruar në Capar ku tha se do t’i përmbyllin investimet infrastrukturore këtu.
“Kjo përkrahje e Caparit ndaj meje dhe LDK-së më ka bërë nder të madh. Në vitin e ardhshëm do t’i përmbyllim investimet infrastrukturore këtu, përfshirë zgjerimin e rrugës, kanalizimin, ujësjellësin dhe rrugën e Muhaxherëve”, tha Haziri.
Haziri premtoi se ky fshat do të përfitoj mbështetje të madhe edhe për bujqit.
“Ky fshat do të përfitoj mbështetje të madhe edhe për bujqit, si vend tipik i zhvillimit të bujqësisë e blegtorisë”, është shprehur kandidati për kryetar të Gjilanit.