×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haziri: Goditja shkon për shqiptarët e Kosovës lindore, duhet të paguajnë pesë euro për të hyrë në Kosovë

    Insajderi
    20 September 2021 - 12:00
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nga sot nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa KS, por vetëm atyre me RKS në territorin e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

    Një vendim i tillë i Qeverisë së Kosovës po konsiderohet si problematik nga kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili e sheh si një goditje për shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët sipas tij po detyrohen të paguajnë pesë euro për të hyrë në Kosovë, si dhe pesë euro për të udhëtuar në Tiranë.

    “Çdo vendim për reciprocitet në Kosovë po lexohet si i popullarizuar, por vazhdimisht ka sjellur probleme serioze në politikën e brendshme dhe me partnerët tanë. Kësaj here goditja shkon për shqiptarët e Kosovës Lindore, në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, të cilët në atdheun e tyre duhet të pesë euro për të hyrë në Kosovë, ndërsa në Tiranë pesë euro për ta kaluar autostradën” – tha Lutfi Haziri në një pronocim për Gazetën Insajderi.

    Me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, e cila u arrit në korrik të vitin 2011 në dialogun teknik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat RKS (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark