×
  • Lajme
  • Insajderi

    Haziri: Po shihet një përputhje mes VV-së dhe PDK-së

    Insajderi
    24 January 2021 - 08:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri,  në një intervistë ka thënë se ka një angazhim të të gjithëve kundër LDK-së, duke përfshirë edhe një  përputhje ideologjike të PDK-së dhe VV-së

    Haziri  ka thënë se LDK-ja qëndron më mirë se  që është perceptimi publik.

    Sipas tij, votuesit e LDK’së do të befasojnë në këto zgjedhje.

    “Le të themi që perceptimi publik nuk është e vërtetë apo ajo çka e mendojnë njerëzit  nuk qëndrojnë, realisht është një angazhim i të gjithëve kundër LDK-së politikisht”.

    “Kjo tashmë po vërehet jo vetëm në këtë vit por edhe viteve të tjera, kjo për dallim ideologjish të partive të caktuara por kur vjen kundërshtia dhe fronti i përbashkët me refuzuar dhe me punuar kundër LDK-së organizohen bëhen bashkë, po shihet tash një përputhje ideologjike në hijen mes PDK-së edhe VV-së karshi LDK-së por ne gjithmonë dimë të befasojmë për të mirë kështu që ne besojmë shumë në reagimin qytetar, ngritja jonë politike dhe votuesi ka me votuar ditën e votimit në kuti dhe jo në sondazhe”, tha Haziri.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark