×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Hekuran Murati për shtesat e pensioneve: Sot është realizuar pagesa më e madhe ndonjëherë

    Insajderi
    24 November 2021 - 22:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga qeveria.

    Sipas Muratit kjo është pagesa më e madhe e realizuar ndonjëherë.

    “Sot është realizuar pagesa e pensioneve me shtesën e aprovuar nga Qeveria. 69 milionë euro për 295 mijë përfitues, është pagesa më e madhe që është realizuar ndonjëherë!”, ka shkruar Murati në Facebook.

    Me anё tё kёtij vendimi, pensionistët këtë muaj, pos pensionit të rregullt dhe shtesës aktuale, do tё përfitojnë nga 100 euro shtesё.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark