×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Helikopteri shpëton një burrë nga përmbytjet në Pakistan

    Insajderi
    29 August 2022 - 10:14

    Një burrë i bllokuar në një lumë të furishëm në Pakistan u shpëtua nga një ekuipazh i helikopterit të ushtrisë.

    Pamjet tregojnë se si ekuipazhi i ul një litar burrit teksa ai ngjitet në disa shkëmbinj. Përfundimisht, shpëtimtarët arritën ta ngrenë në ajër, larg përroit të fuqishëm.

    Ngjarja është kapur nga kamera në Kohistanin e Poshtëm, në verilindje të vendit.

    Zona është goditur rëndë nga përmbytjet vdekjeprurëse, të shkaktuara nga shirat e dendur të musonit.

    Pakistani ka nevojë për ndihmë financiare për t’u zhvilluar nga përmbytjet “dërrmuese”, tha të dielën ministri i Jashtëm i Pakistan, duke shtuar se ai shpresonte se institucionet financiare si Fondi Monetar Ndërkombëtar do të merrnin parasysh pasojat ekonomike, shkruan VOA,

    PAMJE:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark