×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Helmime masive të qenve në Mitrovicë të Veriut”, apelohen qytetarët të kenë kujdes

    Insajderi
    06 March 2023 - 16:08
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Vikendin që lamë pas shumë trupa të qenve të pajetë janë gjetur rrugëve të Mitrovicës së Veriut, madje një prej tyre edhe afër një shkolle fillore.

    Shoqata për mbrojtjen e Kafshëve “Šapa” ka apeluar qytetarët që të kenë kujdes dhe në rast se shohin ndonjë gjë të çuditshme ta inqizojnë, raporton Kossev, përcjell Insajderi.

    Mitrovicë e Veriut

    Ata po ashtu kanë nënkuptuar se kanë marrë informacione nga qytetarët që kishin pasur kontakt me helmin në fjalë.

    “Ju lutemi të mos i qitni jashtë qentë tuaj,” – ka apeluar kjo shoqatë.

    Mitrovicë e Veriut- helmim

    “Kësaj radhe, helmi është ndryshe, është pa ngjyrë,”- është thënë më tej në njoftimin e shoqatës./Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark