×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Heshtin Haxhiu dhe Hyseni, mësimdhënëset e Gjilanit detyrohen që të ‘palohen’ para ministres

    Insajderi
    26 November 2022 - 11:50

    Drejtoresha e Arsimit në komunën e Gjilanit, Albana Demiri, i ka ftuar të gjitha mësimdhënëse gra të marrin pjesë në takimin me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, në kuadër të 16 Ditëve të Aktivizimit Kundër Dhunës në Baza Gjinore.

    “Takimi do të mbahet në ora 12:00, në Teatrin e Qytetit”, thuhet në thirrjen e saj për drejtorët e shkollave të Gjilanit, thirrje kjo që më pas është shpërndarë tek mësimdhënëset e shkollave të Gjilanit, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Se kështu ka ndodhur, ka raportuar mbrëmë ekskluzivisht Gazeta Insajderi, kur ka treguar se si një drejtoreshë e një shkolle në Gjilan me urdhër të DKA-së i ka ftuar të gjitha punonjëse e saj gra të marrin pjesë në aktivitetin ku do të flasë e para e drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Drejtoresha e një shkolle në Gjilan, me emrin Dashurie Leka Shaqiri, i ka ftuar të gjitha mësimdhënëset gra që të jenë pjesë të takimit, që pritet të nisë sot rreth orë 12:30.

    “Nesër të gjitha mësimdhënëset (femrat) janë të ftuara, njëkohësisht edhe të obliguara nga DKA-ja që të jenë pjesëmarrëse në takimin me ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun”, thuhet në ftesën e saj të bërë mbrëmë rreth orës 20:00, të cilën e ka siguruar Gazeta Insajderi.

    Gazeta Insajderi i ka shkruar drejtoreshë së Arsimit në komunën e Gjilanit, Albana Demirit, për ta pyetur mbi çfarë baze e ka bërë këtë thirrje, por ajo nuk ka kkthyer përgjigje.

    Demiri është pyetur po ashtu nëse mësimdhënëset duhet t’i lënë nxënësit për takimin me ministren, pasi sipas orari të ministrisë së Arsimit, sot është duke u mbajtur mësim, por ende nuk ka dhënë asnjë sqarim.

    Përgjigje mbi këtë çështje nuk ka kthyer as shefi i Demirit, Alban Hyseni, kryetari i Gjilanit që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje.

    As anëtarja e kësaj të fundit që e drejton dikasterin e Drejtësisë në vend, ende nuk ka dhënë asnjë koment mbi thirrjen që ka bërë drejtoresha e DKA në Gjilan, ndonëse është pyetur nga Gazeta Insajderi.

    Ndryshe, dje në Prishtinë ka nisur fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, fushatë kjo që është hapur nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

    Fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, do të përfundojë me 10 dhjetor./Gazeta Insajderi/

    Lexo edhe:

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark