×
  • Sport
  • Sport

    Hetimet ndaj Blatter, bastisen zyrat e Federates Franceze

    Insajderi
    09 March 2016 - 15:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Autoritetet zvicërane bastisën zyrat e Federatës Franceze të Futbollit në kuadër të hetimeve për skandalin korruptiv ku është përfshirë ish-presidenti i FIFA-s Sepp Blatter dhe Michel Plattini, i pezulluar nga detyra si kreu i UEFA-s.

    Zyra e Ministrisë Publike të Konfederatës Zvicërane ka konfiskuar të gjitha dokumentet që lidhem me transfertën e 2 milionë frangave që Blatter ka kaluar në llogarinë e Platinisë më vitin 2011, për një shërbim konsulence në periudhën 1999-2002.

    Autoritet zvicërane kërkuan asistencën e Prokurorisë Franceze, e cila zbatoi letërporosinë e ardhur nga vendi fqinj.

    Procedimi penal ndaj Sepp Blatterit për shpërdorim detyre nisi më 24 shtator të vitit të kaluar. Në lidhje me këtë skandal, komiteti i Etikës në FIFA vendosi të pezullonte nga detyra si ish-shefin e FIFA-s, ashtu edhe presidentin e UEFA-s, Plattini, të cilëve iu mohua kandidimi për postin e presidentit të FIFA-s, garë e cila u fitua pak javë më parë nga italo-zvicërani Gianni Infantino.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark