×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hill beson se Asociacioni mund të formohet deri verës, plani franko-gjerman deri në fund të vitit

    Insajderi
    08 February 2023 - 11:36

    Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, beson se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe mund të formohet deri në verë ndërsa plani franko-gjerman mund të zbatohet nga fundi i vitit, duke iu referuar raportimeve mediale, për çka edhe sa këto afate janë realiste dhe të arsyeshme raporton Insajderi.

    “Mendoj se njerëzit duhet të punojnë çdo ditë për zgjidhje. Mendoj se është realiste të propozojmë që të ndodhë këtë vit, prandaj edhe mendoj se ky vit është i rëndësishëm, mendoj se propozimi është pozitiv dhe mund të implementohet”, ka thënë Hill, siç e citoi televizioni publik i Vojvodinës, përcjell Insajderi.

    Hill u shpreh se Asociacioni “duhet absolutisht të zbatohet” dhe atë, siç tha ai, “nëse presim që ndokush të ketë besim në marrëveshjet e së ardhmes”.

    “Mendoj se duhet të kthehemi te çështja themelore, që është e ardhmja e komunitetit serb në Kosovë. Ata kanë jetuar atje me shekuj dhe duhet të dinë si do të jetë e ardhmja e tyre. Prandaj, çështja fondamentale është të trajtojmë se çfarë origjinohet nga marrëveshja origjinale e Brukselit, që është Asociacioni. Duhet absolutisht të zbatohet, nëse presim që ndokush të ketë besim në marrëveshjet e ardhshme”, ka thënë Christopher Hill.

    “Ne [ShBA] në të vërtetë insistojmë që ajo që është nënshkruar të zbatohet, prandaj po flasim për marrëveshjen origjinale të Brukselit. Nuk po them se plani franko-gjerman nuk është variant i Marrëveshjes së Brukselit. Ata qartësisht janë të ndërlidhur. Koncepti që marrëveshjet e kaluara duhet të zbatohen është pjesë edhe e planit franko-gjerman”, raporton Insajderi

    Hill tha se ShBA dëshiron të pjesë e procesit dhe të jetë garantues i zbatimit të marrëveshjes./Insajderi/

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark