23:17 - 15 Shkurt 2023

Jusuf Nikçi, i cili një muaj më parë u shpërblye me post nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, si kryesues në Bordin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidrodrini” në Pejë, ka sulmuar deputetin e Vetëvendosjes, Haki Abazin në statusin e këtij të fundit në Facebook.

Në shkrimin ku Abazi njoftoi opinionin publik se do të mbajë konferencë për media pas urdhërit të shkarimit nga Kurti, deputeti mori edhe komente të shumta. Ishte Nikçi që e quajti Abazin ‘hipokrit’ dhe se si i tillë aderon në Partinë Social Demokrate (PSD).

“Haki edhe ti si ata shoket tuaj para 4 viteve , ne kete parti hipokritet e largojne vehten dhe shkojne ne PSD”, ka shkruar Nikçi.