×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hipokrizia e Kurtit –  Premtoi konfiskimin e pasurise së oligarkëve, rivlerëson pronat e popullit

    Insajderi
    24 January 2023 - 20:19
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    “Klasa e varfër dhe klasa e mesme financojnë pjesën më të madhe të buxhetit të Kosovës”.

    Autorët e pohimit të mësipërm janë Lëvizja Vetëvendosje, të cilët, para afro dy vitesh fituan mbi 50 për qind të votave, dhe të cilët taksimin progresiv për zhbërje të pabarazive e kishin platformë të dikurshme garuese.

    Kjo në sfondin e “pabarazisë së madhe në kurriz të popullit të varfër”. Fjali të tilla, aq të trumbetuara e të shoqëruara me premtime për “konfiskimin e pasurisë së oligarkëve”, megjithatë, mbeten pjesë e fjalimeve të tyre elektorale.

    Ndërkaq, vetëm këto dy ditë e fundit, debati më i ri i ashpër në vend ishte rritja e Tatimit në Pronë, të cilën qeverisja e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje provoi t’ia linte nivelit komunal të pushtetit, shkruan Insajderi.

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, e udhëhequr nga Hekuran Murati, bëri rivlerësim të pronave, sipas rregullit të çdo-tri-vjetshëm. Kjo, megjithatë, në pikun e inflacionit, ku faturat e tatimit në pronë shokuan opinionin vendor.

    Hekuran Murati madje edhe lëshoi Komisionin për Buxhet, derisa refuzoi të diskutojë për këtë çështje, derisa akterët e pushtetit provuan që të shfajësojnë qeverinë për rritjen e tatimit mbi pronë duke thënë se ato para shkojnë në nivelin komunal.

    Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, megjithatë, e përgënjeshtroi atë.

    “[…] Vlerësim të cilin (Ministria e Financave) së fundi e ka bërë në kushte të këtij inflacioni marramandës dhe ky vlerësim i fundit ka shpier deri të fryrja enorme e faturave të tatimit në pronë e cila me të drejtë ka nxitur reagim qytetarë”, reagoi ajo.

    “Komunat i kanë normat e njëjta të tatimit sikurse edhe vitin e kaluar, të cilin e përcaktojnë në bazë të Ligjit Nr 06/L-005 për Tatimit në Pronë, Neni 9 i këtij ligji, ju jepë të drejtë komunave caktojnë normat e tatimit në pronë mes minimumit dhe maksimumit, që është 0,15% deri 1%. Çka d.m.th. kjo edhe nëse komuna e ka normën minimale që është 0.15% por Ministria e ka vlerësu dysfysh vlerën e pronës suaj, prapë tatimi është dyfishu”.

    Ajo kërkoi zgjidhje pikërisht nga MF, përçka kërkoi pezullim të rivlerësimit të patundshmërive ngase ajo është bërë në kohë inflacionim si dhe procedimin e një ligji të ri për tatimin në pronë ku largohet pragu i poshtëm i vlerësimit prej 0.15%.

    Kjo, sipas Bajramit, do t’u lejonte komunave të bëjnë përshatjen e normave të tatimit sipas rrethanave.

    Edhe Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, reagoi ndaj rritjes së tatimit në pronë, përçka tha se “me gjasë do të rriten të hyrat e shtetit, paralelisht me përshpejtimit e zbrazjes së Kosovës”.

    “Hipokrizia e Kurtit –  Premtoi konfiskimin e pasurise së oligarkëve, rivlerëson pronat e popullit”, shkroi ai.

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se fatura e tatimit në pronë për vitin 2023, “është shumëfishuar me ndëryrjen e Ministrisë së Financave”.

    “Ky veprim është edhe një goditje ndaj financave të qytetarëve. Me dhunë e përmes ligjit, financat e qytetarëve po barten nga xhepi i tyre në arkën e shtetit dhe në fund as nuk shpenzohet buxheti dhe as nuk mbështetet qytetari i Kosovës”, shkroi Haradinaj.

    Në lidhje me tentim-fajësimin e komunave nga ana e kastës së pushtetit, ka reaguar edhe Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama.

    Kjo, tha ai, sepse ka pranuar shqetësime të arsyeshme nga qytetarët në lidhje me çmimet e tatimit në pronë.

    “Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme (neni 17 i Ligjit nr. 06/005 dhe UA MF-Nr. 08/2019) Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është autoriteti kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa Kryeqyteti sipas të njejtit Ligj, cakton përqindjen e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të Ministrisë”, shkroi ai.

    “Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë. Norma më e ulët e lejuar është 0.15% e shumës së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve”.

    “Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë. Norma më e ulët e lejuar është 0.15% e shumës së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve”, përfundoi Përparim Rama.

    Ndërkaq, ventrilokuisti i pushtetit, Dimal Basha, pati një shpjegim të tij për këtë çështje.

    Qytetarët pronat i kanë pasur të nënvlerësuara, tha ai.

    “Çka ka ndodh më herët, 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐢𝐜𝐚 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐚𝐯𝐞 𝐤𝐚𝐧ë 𝐪𝐞𝐧ë 𝐭ë 𝐧𝐞𝐧𝐯𝐥𝐞𝐫ë𝐬𝐮𝐚𝐫𝐚, dhe tani që është bë vlerësimi real, sigurisht që është rritë edhe shuma për pagesë. Për shembull, nëse një apartament ka qenë i vlerësuar 20,000€, tash komisioni ka vlerësu që i njejti apartament e ka vlerën ta zëmë 30,000€, pra vlerën reale të tregut. Më shkurt, deri tash ka pagu tatim për 20,000€, kurse tash kur paguan për 30,000€ sigurisht se rritet obligimi, dhe 𝐤𝐣𝐨 𝐩ë𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐬𝐞 ë𝐬𝐡𝐭ë 𝐫𝐫𝐢𝐭ë 𝐯𝐥𝐞𝐫𝐚 𝐞 𝐚𝐩𝐚𝐫𝐭𝐚𝐦𝐞𝐧𝐭𝐢𝐭, 𝐩𝐨𝐫 𝐣𝐨 𝐫𝐫𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐞  𝐭𝐚𝐭𝐢𝐦𝐢𝐭!”, shkroi ai.

    Fake news, tha ai, me lehtësi të padurueshme konstatimi, “është çdo lajm që thotë ndryshe”./Insajderi/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark