×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hiqen barrikadat për ta shtyrë reciprocitetin

    Insajderi
    01 August 2022 - 16:12
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Pas zotimit të Qeverisë së Kosovës për shtyrjen e zbatimit të dy vendimeve për reciprocitet me Serbinë, serbët lokalë në veriun e Kosovës më 1 gusht kanë nisur t’i zhbllokojnë rrugët drejt pikave kufitare mes dy vendeve, në të cilat kishin vendosur barrikada për të kundërshtuar masat e ekzekutivit kosovar.

    Siç raportohet nga terreni, në magjistralen Mitrovicë – Leposaviq një kilometër pranë pikës kufitare në Jarinjë, të gjitha barrikadat janë larguar.

    Po ashtu, barrikadat janë larguar edhe për në pikën kufitare në Bërnjak. Policia kufitare tani ka dalë në pika e kalimit në kufi.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark