Pikat e zeza janë një papastërti e lëkurës që mund të bëhet e bezdisshme sa herë shihni veten në pasqyrë. Për fat të mirë ekzistojnë disa metoda natyrale për të parandaluar shfaqjen e pikave të zeza ose për t’i eliminuar ato: më poshtë do të lexoni metodat natyrale për t’i luftuar ato.
Nga kurat me limon e sheqer, tek ato me aloe vera, ekzistojnë disa metoda natyrale dhe të thjeshta për t’u aplikuar në shtëpi dhe që u shpallin ‘luftë’ pikave të zeza.
Pikat e zeza, si t’i eliminoni me lehtësi?
Vaji i kokosit është një produkt natyral që është konsideruar i shkëlqyer në luftën kundra papastërtive të fytyrës. Shtoni ¼ filxhani vaj kokosi në një tas dhe vendoseni për 10-15 sekonda në mikrovalë. Më pas bashkojeni me 10 pika limon, 10 pika vaj livande dhe 10 pika vaj nga pema e çajit. Përziejin derisa të përftoni një përbërje homogjene. Aplikojeni me një copë pambuku në mëngjes dhe në mbrëmje pasi të keni larë fytyrën.
Vaji i kokosit, pasi ta keni shkrirë në mikrovalë, mund të përdoret edhe me llumin e kafes për të përgatitur një krem për pikat e zeza. Masazhoni fytyrën me këtë përzierje.
Limoni është një tjetër përbërës i shkëlqyer për të eliminuar pikat e zeza. Prisni një limon në feta dhe më pas lyejini mjaltë. Pastaj shtoni pak sheqer kane mbi to dhe aplikojini butësisht në fytyrë. Bëjeni këtë proces njëherë në javë.
Pikat e zeza, eliminimi me metoda natyrale
Një tjetër medikament i vlefshëm është vazelina. Aplikojeni në zonën me pika të zeza, më pas vendosni qëese plastike sipër saj. Merrni një peshqir të nxehtë dhe vendoseni sipër qeses. Lëreni të pushojë derisa të ftohet në temperaturën e ambientit.
Sheqeri mund të përdoret edhe në tipe të tjera trajtimesh: bashkoni ¼ filxhani sheqer të bardhë me ¼ filxhani sheqer kane në një tas dhe përziejini. Shtoni ¼ filxhan vaj ulliri dhe përziejini. Shtoni më pas një lugë mjaltë dhe gjysmë luge kafeje ekstrakt vaniljeje. Aplikojeni në fytyrë duke e masazhuar butësisht.
Së fundi, mund të përdorni tërshërën: bashkoni ¼ filxhani tërshëre me 2 lugë kafeje kos, 2 lugë kafeje mjaltë dhe dy lugë kafeje vaj ulliri në një robot kuzhine e përziejini derisa të njëtrajtësohen mirë. Ky krem special duhet aplikuar në sasi të vogla në zonat e lëkurës me pika të zeza.