×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hisen Berisha dhe Kusari-Lila i bashkohen fushatës për përkujtimin e Holokaustit

    Insajderi
    21 January 2022 - 19:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Janë disa vite që kur organizata “We Remember” organizon fushatën me emrin e njejtë, pra, “We Remember”,për Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

    Nga organizatorët e kësaj kampanje është kërkuar që të gjithë njerëzit e interesuar që të bashkëngjiten të dërgojnë fotografi me mesazhe për Holokaustin dhe viktimat.

    Pjesë e kësaj nisme është bërë edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, fotografia e të cilit është publikuar edhe në faqen e destinuar për kampanjën në fjalë.

    “Ne e kujtojmë Holokaustin si një kujtesë për të gjithë brezat që do të vijnë se nuk do të pajtohemi kurrë me padrejtësinë dhe se kurrë nuk do të heshtim përballë së keqes”, është mbishkrimi i Berishës bashkë me fotografi.

    Gjithashtu e angazhuar në këtë kampanjë ka qenë edhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.

    “Ne mësojmë nga e kaluara, ndaj mbrojmë të ardhmen”, ka shkruar Kusari-Lila.

    Që nga krijimi i kampanjës dhe pavarësisht sfidave të paraqitura nga pandemia COVID-19, pjesëtaret kanë vazhduar të tërheqin vëmendjen e publikut, përmes institucionalizimit të përdorimit të hashtag-ut, si dhe rrugëve të tjera.

    Një rezultat i jashtëzakonshëm i organizatës ka qenë ndriçimi i monumenteve të shquara, shoqëruar me projeksionin e mesazheve lëvizëse në vende publike.

    Kujtojmë që sot gjatë seancës në Kuvendit të Kosovës, tek foltorja e deputetëve ka qënë mbishkrimi “WeRemember” pikërisht për këtë arsye.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark