×
  • Lajme
  • Lajme

    Historia e 72 vjeçares me probleme psikike që alarmoi shtetin me “dhunimin e rrejshëm”

    Insajderi
    27 September 2017 - 22:48
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Mbrëmja e së martës ka qenë shumë e sikletshme por edhe tronditëse për Policinë e Kosovës dhe Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Një grua e moshuar, 72 vjeçe ishte paraqitur fillimisht në Policinë e Kosovës. Kishte raportuar një dhunim seksual ndaj saj. Mosha e qytetares që pretendonte se ishte dhunuar seksualisht përbënte një rast tepër specifik në listën e rasteve të dhunimit seksual në Kosovë.

    Megjithatë Policia e Kosovës e kishte marrë seriozisht rastin e saj dhe kësisoj ishin bërë gati për hapin tjetër. Ishin drejtuar në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK për të bërë ekzaminimin e saj.

    Ky rast kishte tronditur edhe mjekët kujdestar në Gjinekologji. Lajmi për këtë rast u bë publik kur Insajderi mori vesh për gjithë këtë histori.

    Dhunohet seksualisht 72 vjeçarja në Prishtinë

    Fillimisht bazuar në informacionet e brendshme në QKUK dhe më pas me konfirmim të Policisë, Insajderi raportoi për një rast që shumë shpejt u bë temë e të gjitha portaleve në vend.

    E kjo alarmoi Policinë dhe prokurorin e çështjes që të ecnin para më shpejt, për ta zgjidhur këtë çështje. Dhe kjo çështje u zgjidh brenda natës.

    QKUK jep detaje për dhunim e 72-vjeçares

    Policia lajmëroi se “pas veprimeve të menjëhershme me rekomandim të prokurorit kompetent për hetim dhe ekzaminim mjekoligjor është konstatuar se nuk ka të bëjë me vepër penale të dhunimit”.

    Policia nuk dha të tjera informacione zyrtare, por Insajderi merr vesh se rasti i 72 vjeçares ka një tjetër lidhje.

    Nuk është dhunim por diçka tjetër -Policia jep detaje të reja për 72 vjeçaren

    Sipas burimeve brenda Policisë së Kosovës, mësohet se e moshuara ka probleme psikike apo siç u shpjegua më saktësisht “paqëndrueshmëri psikike”

    Sipas të dhënave të para nga intervistimi i qytetares nga Policia, Insajderi merr vesh se ajo ka treguar një paqëndrueshmëri të lartë psikike gjatë intervistimit duke quar dyshimet se ajo mund të ketë probleme psikike të cilat mund të jenë edhe arsyeja kryesore që ka quar të moshuarën të bëjë një deklaratë të tillë.

    Policia i tha Insajderit se rasti është duke u vazhduar të hetohet për shkak të ndjeshmërisë që ka por është e rëndësishme që ka dalë të mos jetë një dhunim seksual. /Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark