×
  • Kulturë
  • Show / Kulturë

    Historia e rezistencës së çiftit ndaj regjimit Nazist (Video)

    Insajderi
    16 February 2016 - 13:38

    Aktorja britanike Emma Thompson bën pjesë në filmin “Alone in Berlin” nga Vincent Perez në të cilin ajo dhe aktori irlandez Brendan Gleeson luajnë rolin e një çifti që fillon kampanjën rezistuese ndaj Hitlerit, raporton Euronews

    “Është një tregim për njerëz të rëndomtë të cilët ishin të revoltuar nga sjellja e keqe dhe bëjnë një përpjekje që të reagojnë ndaj saj, kështu që është tregim shumë i rëndësishëm sepse është një tregim që dëgjohet rrallë”, ka thënë Thompson.

    Filmi është i bazuar në librin e shkrimtarit gjerman Hans Fallada të vitit 1947, i cili është një novelë anti-fashiste lidhur me çiftin e  klasës punëtore të Gjermanisë të cilët nuk ishin të ndikuar politikisht. Pasi që djali i tyre ra në luftë ata shohin rrezikun e Nazistëve dhe fillojnë shpërndarjen e kartave anti-fashiste në Berlin. Ata ishin kapur nga Gestapo dhe ishin ekzekutuar. Në film çifti ndiqet nga oficeri i Gestapo, rol të cilin e luan aktori gjerman Daniel Bruhl, i cili fitoi famë ndërkombëtare me filmin “Good Bye Lenin”.

    Drejtori i filmit, Vincen Perez ka shpjeguar se si është përpjekur që të shmangë stereotipat që shihen shumë shpesh në filmat për periudhën naziste, raporton Insajderi

    “Ne e kemi marrë një këndvështrim human, ditën e rëndomtë të jetës së një gjermani nën periudhën e rajhut të tretë”, ka thënë ai.

    Aktori gjerman Daniel Bruhl ka treguar se roli i tij nuk është një klishe. Për më tepër është interesant dhe kontradiktor.

    Filmi është përshkruar si një film me tematikë për kurajë të moralit. Filmi është incizuar në Anglisht sepse tema kryesore e tij është një çështje evropiane./Insajderi.com

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark