×
  • Lajme
  • Lajme

    Historia prekëse e 80-vjeçares nga Podujeva që jeton e vetme: Kur të vdes, nuk e di kush do të më varrosë

    Insajderi
    24 February 2023 - 10:39
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Naile Çitaku 80-vjeçare, nga fshati Bajqinë e Podujevës jeton e vetme e në kushte jo të mira sociale.

    Ajo në emisionin Kjoshia Show ka treguar historinë prekëse të saj dhe problemet që përballet çdo ditë pasi jeton e vetme.

    Si një e moshuar, zonja Naile përballet me shumë vështirësi në jetë. Ëndërr e ka që dikush t’ia çelë derën e shtëpisë e ta pyes se si është.

    Ajo tregon se i ka disa nipër, por të njëjtit nuk ofrojnë kujdes ndaj saj.

    “E kam një nip. E kam edhe një pension të vogël. Nipi ma merr pensionin dhe ma bjer harxhin. Prej fqinjëve, askush as edhe një gjë nuk ma sjell. Nuk kam as televizion e as telefon. Një telefon që e kam pasur më është prishur”, tregon e moshuara.

    E moshuara shprehet e zhgënjyer nga mungesa e përkujdesjes dhe vizitave nga njerëzit apo fqinjët.

    Askujt për mua nuk i bie në mend. Po të mendohej dikush për mua, do të vinte të më shihte a jam gjallë a kam vdekur. 80 vjet janë shumë”, shprehet tutje ajo.

    Por një frikë të madhe e ka sot 80-vjeçarja. Ajo nuk e di se kush do ta varrosi kur të vdes.

    Po të kisha fëmijë, nuk do të isha mërzitur nëse vdes. Askush një “kulivallah” nuk ka kush ta këndon. Nuk ka as kush me lëshon në dhe si duhet nga gjaku im. I kam disa nipa, por ata nuk janë as për vete. Njeriu kur nuk është për veten nuk është as për askënd. Sot askush nuk ta di “shehadetin”. 50 vite jetë i ka bërë, pyete dhe nuk e di “shehadetin””.

    Naileja që e ka pasur për bashkëshort një hoxhë, thotë se jetën me të e ka kaluar mirë. Vlen të përmendet se deri më tani e moshuara ka refuzuar të shkojë në shtëpinë e të moshuarve.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark