×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    Historiani serb e thotë troq: Është e qartë si dita që Kosova s’është e Serbisë

    Insajderi
    31 October 2022 - 17:25
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Milan Protiq i cili është historian serb ka thënë se Serbia nuk është e sinqertë me Rusinë e as me Perëndimin.

    Ai tha se Serbia po dëshiron investime nga BE dhe pastaj thotë se po shantazhohet Serbia.

    “Ne duam anëtarësimin në BE, duam investimet e tyre dhe pastaj e shkelmojmë veten dhe themi se po na shantazhojnë, me çfarë po na shantazhojnë, si po na shantazhojnë?”, tha ai.

    Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, ai tha se për të është “e qartë si dita” se Kosova u humb për Serbinë “për shkak të politikës sistematike antiserbe gjatë titizmit dhe politikës katastrofike në kohën e Millosheviqit”, sepse, ndër tjerash, gjatë ish-Jugosllavisë u ndalua afirmimi i faktorit shqiptar në Kosovë.

    “Gjithçka përfundoi me konfliktin e armatosur në Kosovë, bombardimin e Serbisë dhe nënshkrimin e Marrëveshjes së Kumanovës dhe këtu u godit mundësia reale që Serbia ta mbajë Kosovën brenda territorit të saj shtetëror”, tha historiani serb, , shkruan Vreme.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark