×
Show / Fashion

Hithra, mbretëresha e bimëve mjekësore që shëron disa sëmundje

Insajderi
10 April 2019 - 17:09
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Kjo bimë është unike kur është fjala për pastrimin e organizmit, sepse njëkohësisht pastron gjakun dhe nxit punën e zorrëve, andaj ky është një kombinim i dobishëm.

Hithra është bimë së cilës tërë jetën i shmangemi, gjë që nuk është për t’u habitur sepse aspak nuk është e këndshme kur na djeg. Në mjekësinë popullore hithra njihet si mbretëresha e bimëve mjekësore, për shkak të efekteve të saj pozitive në shërimin e disa sëmundjeve.

Përdorimi i kësaj bime gjatë periudhës së pranverës dhe verës ndihmon në pastrimin e gjakut dhe tek të sëmurët me anemi. Qysh moti hithrat përdoren si ilaç natyral. Qëllimi kryesor i tij ka qenë shërimi i dhimbjeve reumatike dhe mavijosjeve. Përveç se për qëllime shëruese sot është efikas edhe në produktet ushqyese.

Një nga ato sigurisht që është çaji i hithit, burimi i shumë nutrientëve të rëndësishme për shëndetin e njeriut. Duke iu falënderuar sasisë së madhe të mineraleve që i përmban, çaji nga hithrat ndihmon në largimin e baktereve dhe materieve negative nga organizmi ynë.

Kjo nënkupton që me ndihmën e mineraleve, trupi ynë më lehtë shpërbën lëngjet e konsumuara me ushqimin që kemi ngrënë. Hithra përmban sasi të konsiderueshme të vitaminës A dhe C.

Kalciumi është minerali më i rëndësishëm në çajin e hithrave, ndërsa ndihmon te shëndeti i eshtrave dhe dhëmbëve. Më i nevojshëm është te fëmijët, eshtrat dhe nyjat e të cilëve zhvillohen ende. Çaji është efikas tek dhimbjet e forta e të pakëndshme të kokës, dhe migrena, sepse relakson muskujt. Për të njëjtën arsye përdoret edhe tek ngërçet e forta menstruale dhe çrregullimet tretëse.

Çaji i hithrave pastron enët e gjakut në organizëm dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. Nëse jeni të sëmurë nga anemia ose çrregullimet e sistemit të qarkullimit të gjakut duhet ta konsumoni rregullisht. Rrit numrin e qelizave të gjakut, ka efekt pozitiv në pankreas dhe enët e gjakut, për ç’arsye redukton rrezikun nga diabeti. Ul nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak. Kjo bimë ndihmon edhe në problemet që mund të shfaqen në mëlçi dhe për prodhimin e lëngut në tëmth. Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diarresë.

Personat që kanë probleme me zbokthin u rekomandohet larja e kokës me lëngun që përftohet nga zierja e hithrës. Është mirë që larja të kryhet dy herë në javë dhe të vazhdojë deri në eliminimin përfundimtar të zbokthit.

OP-ED
Nga Rubrika

© 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Impressum

Kontakt

Trademark