16:26 - 06 Dhjetor 2022

Asgjë nuk është shumë larg për dashurinë! Edhe ish-kapiteni i HSV, holandezi Rafael van der Vaart (39), mendon të njëjtën gjë, ndaj ai edhe do të lëvizë nga qyteti port i qetë i Esbjerg (Danimarkë), në qytetin dy milionësh të Bukureshtit (Rumani) gjatë verës.

Arsyeja e lëvizjes prej 2000 kilometra është e dashura Estavana Polman (30). Ish-lojtari i kombëtares holandeze (109 ndeshje) ka bashkëjetuar me hendbollisten e klasit botëror për më shumë se gjashtë vjet, e cila ka edhe një vajzë me të (Jesslynn/5).

Polman sapo i është bashkuar Rapid Bukureshtit, duke u larguar nga klubi i saj Nykoebing Falster. Një klauzolë e veçantë në kontratë, bëri të mundur edhe ndryshimin rrufe të destinacionit.