×
  • LifeStyle
  • Insajderi / Ballina 5

    Horoskopi, shenjat me fat për ditën e sotme

    Insajderi
    16 March 2023 - 08:34

    Dashi
    Mos rrini të prisni që gjërat të ndodhin vetë. Duhet të veproni para kohe, të ekspozoheni personalisht, për të arritur atë që dëshironi. Mos e shtyni një angazhim në punë i cili duket me pak peshë, pasi do të rezultojë vërtetë fitimprurës.

    Demi
    Dita është ideale për t’u marrë me projekte që kanë të bëjnë me shtëpinë apo punën. Do dini si të përshtateni në ambiente të ndryshme, duke nxjerrë në pah anën tuaj më të mirë. Ata që janë vetëm bëjnë mirë të mos nxitohen në marrjen e vendime nga të cilat mund të zhgënjehen.

    Binjakët
    E keni mendjen gjetkë dhe kështu rrezikoni që të humbni mundësitë e mira. Hëna në kundërshti me Mërkurin dhe Uranin, do bëjë që të jeni të acaruar. Mos e humbni durimin përballë situatave të sikletshme dhe vështirësive të ndryshme. kujdes me shëndetin.

    Gaforrja
    Qoftë në punë, edhe në raportin me partnerin/en do të keni mundësi shumë të mira për të pasur sukses. Dita do të jetë e mbarë në sajë të bujarisë së Hënës. Mbani diçka parasysh, jepini prioritet vetëm asaj që vlen vërtetë.

    Luani
    Parashikohen komplikime dhe ndryshime gjatë ditës, të cilat do i’u nervozojnë. Familja apo partneri/ja do ju dalin kundër një projekti në të cilin jeni përfshirë. Do të ketë debate lidhur me disa probleme me të cilat po përballeni.

    Virgjëresha

    Plutoni do të ketë ndikim pozitiv në shenjën tuaj, duke i’u mbushur me energji. Do të arrini që të kapërceni çdo pengesë dhe komplikime të shkaktuara nga disa planete kalimtarë. Dita do të mbyllet me sukses, duke provuar se zgjedhjet e bëra prej jush janë të drejta.

    Peshorja
    Koherenca harmonike që keni me gjithçka, do të bëjë që të shkëlqeni në këtë të enjte. Por pavarësisht pengesave me të cilat do të përballeni, do të ndiheni shumë pozitiv dhe optimistë. në planin financiar situatën do e keni nën kontroll, prandaj mund të bëni edhe disa blerje.

    Akrepi
    Më në fund do të ndiheni gati për të mbyllur një detyrë që i’u është ngarkuar prej kohësh. Detyra është e një rëndësie të madhe dhe shtysa që do ju japë partneri apo partnerja juaj, do të jetë vendimtare. Kujdes me shëndetin, do jetë disi delikat gjatë kësaj dite.

    Shigjetari
    Do të dini çfarë të bëni dhe kujt t’i jepni prioritetin e duhur, pavarësisht ndikimit negativ të Marsit në shenjën tuaj. Bëni mirë që të tregoni kujdes për çdo detaj, në mënyrë që të çoni deri në fund atë që keni në kokë

    Bricjapi
    Shkëndija vullkani në shenjën tuaj, do i japin jetë projekteve të reja. Janë të shumtë planetët që do të kenë ndikim pozitiv në shenjën tuaj. Fatmirësisht po lind një fazë shumë entuziaste në sferën tuaj profesionale.

    Ujori
    Në ekipin tuaj të punës do të vlerësoheni pafund për shkak se do të çoni deri në fund një projekt shumë të rëndësishëm. Megjithatë mos i tregoni projektet që keni në sirtar, pasi mund t’iu dalë situata nga kontrolli.

    Peshqit
    Të përfshirë nga entuziazmi në punë do të përfshiheni drejt nismave të vështira, duke bërë zgjedhje të guximshme. Dashuria do të ketë mbështetjen e Hënës dhe Venusit kështu që gjithçka do të shkojë mirë.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Lexo edhe...
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    28 March 2024
    LifeStyle
    28 March 2024
    LifeStyle
    27 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark