×
  • Lajme
  • Insajderi / Ballina 5

    Horror në Berat, gjendet kafka e një gruaje brenda një qeseje

    Insajderi
    09 June 2023 - 17:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

        

    Punëtorët e varrezave në Berat janë përballur me një ngjarje horror ditën e sotme, pasi kanë gjetur kafkën e një gruaje brenda një qeseje plastike.

    ndërsa ishin duke punuar, puntorët u hasën me një ngjarje të pazakontë, pasi fare pranë varrezave gjetën një kaftë të dekompozuar që i përkiste një gruaje, e cila ishte hedhur në rrugë.

    Kafka e dekompozuar është transportuar pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, kur edhe do të kryen ekzaminimet e nevojshme që do të përcaktojnë identitetit e saj.

    Burime të brendshme policore bëjnë me dije se kafka, përveçse e dekompozuar ishte edhe e ekspozuar ndaj flakëve, por nuk dihet fati i eshtrave të tjera të kësaj femre.

    Të njëjtat burime konfirmojnë se po punohet nëpërmjet kamerave të sigurisë të shtëpive e bizneseve përreth varrezave dhe në dalje të rrugës nacionale, për të zbuluar identitetin e shtetasit që e ka hedhur këtë qese me kafkën brenda pranë varrezave.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark