×
  • LifeStyle
  • Biznes
  • LifeStyle

    Hoteli fluturues që do të mbajë 5000 persona në ajër

    Insajderi
    28 June 2022 - 16:03

    Dizajneri Hashem Al-Ghaili pretendon se ka shpikur një kryqëzor qiellor, një hotel të vërtetë fluturues, në gjendje të shëtisë deri në 5000 udhëtarë.

    Sipas projektit të avionit gjigant që do të shërbejë për udhëtime turistike, nuk do të ketë nevojë për pilot dhe as karburant.

    Me idenë e tij guximtare, Al-Ghalili ka ndarë internetin, mes idealistëve dhe realistëve. Shkencëtari nga Jemeni thotë se me këtë projekt kërkon të bashkojë fluturimet komerciale me luksin.

    Avioni gjigant është parashikuar të ketë edhe një oborr të madh, rreth të cilit do të ngrihen qendra tregtare, pishina, restorante, palestra, kinema dhe madje edhe një teatër.

    Sipas tij, hoteli fluturues do të punojë përmes një motori bërthamor, me një reaktor të montuar në të, çka do të thotë se nuk do të ketë nevojë kurrë të ulet në tokë për t’u furnizuar me karburant. Udhëtarët dhe anëtarët e ekuipazhit do të ngjiten aty përmes avionëve apo helikopterëve.

    Disa komentues shkruan se pavarësisht bukurisë, dizajni dukej i pakuptimtë dhe i parealizueshëm, ndërsa të tjerë ngritën pikëpyetje për kostot e projektit dhe leverdishmërinë e tij./A2CNN

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    Lexo edhe...
    LifeStyle
    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    29 March 2024

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark