×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoti flet për vendimet e marra: S’keni parë gjë akoma

    Insajderi
    21 October 2020 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kryeministri Avdullah Hoti, në një konferencë për media, ka folur për situatën aktuale me pandeminë COVID-19 dhe sipas tij, arritjet e qeverisjes së tij.

    Hoti, ndër tjera, theksoi se është dashur punë që qeveria e tij ta kthejë partneritetin me disa vende.

    “E kemi marrë qeverisjen në një gjendje tepër të vështirë ndoshta situata më e vështirë në 20 vitet e fundit, sigurisht nga situata me pandeminë por edhe të shkaktuara nga qeverisja jo adekuate. Na është dashur punë shumë e madhe që ta heqim izolimin për Kosovën të kthejmë partneritetin me vendet kyçe”, tha Hoti në konferencën për shtyp.

    Gjatë kësaj periudhe, tha Hoti, është menaxhuar mirë pandemia.

    “Kosova tani merret shembull. Në fushën e arsimit janë zhvilluar edhe modalitete të ndryshme për të organizuar në kohë të pandemisë”, tha kryeministri.

    Ai ka folur edhe për vendimet e tij për shkarkimin e disa drejtuesve të Policisë, Doganës dhe ATK-së.

    “Nuk keni parë gjë akoma, do ta kthejmë ligjshmërinë në të gjitha institucionet”, shtoi ai.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark