×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoti: Qeveria t’i ulë tatimet, po zvogëlohet qarkullimi në ekonomi

    Insajderi
    02 October 2022 - 11:45

    Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-kryeministri, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk është duke ulur tatimet për qytetarët e vendit.

    Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka bërë një krahasim me Gjermaninë, në të cilin ka treguar se ky shtet vendosur të ulë tatimin në vlerën e shtuar në gaz dhe nxehje nga 19 përqind në shtatë përqind, duke filluar nga 1 tetor 2022 deri në prill 2024.

    “Në rastin e Kosovës, janë tri veprime që e zbusin krizën, por që po mungojnë nga muaji mars. Indeksimi i pagave, subvencioneve në bujqësi, pensioneve dhe ndihmave sociale me normën e inflacionit”.

    “Rritja e pagës minimale në sektorin privat, ulja e TVSH nga 18% në 8% për naftë dhe për disa produkte ushqimore që ende janë me 18% TVSH, si dhe pezullimi i përkohshëm i akcizës në naftë”,ka shkruar Hoti.

    Tutje, ai ka thënë se mosulja e tatimeve po e zvogëlon qarkullimin në ekonomi.

    “Sikur të ishin futur në ekonomi qindra miliona euro përmes projekteve kapitale, krahas uljes së tatimeve, do të rritej kërkesa agregate dhe do të parandalohej thellimi i krizës”.

    “Të gjitha këto masa nuk paraqesin problem për deficitin buxhetor, pasi bilanci bankar i Qeverisë është rekord i lartë. Këto veprime mund të merren menjëherë dhe jam i sigurt se e kanë mbështetjen e të gjitha palëve”, ka thënë Hoti.

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark