×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Hoti: S’mund t’i arsyetoni dy vite qeverisje me projekte të qeverive të kaluara

    Insajderi
    19 December 2022 - 16:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se qeveria e tanishme e Lëvizjes Vetëvendosje është duke u promovuar me projekte të partive të kaluara, të cilat ishin në pushtet.

    “Nuk mund të arsyetohen dy vite të qeverisjes duke promovuar projekte të qeverive të “regjimit të kaluar”, siç ishte rasti me promovimin e nisjes së punimeve në Linjën hekurudhore 10, segmenti Fushë Kosovë-Mitrovicë”,tha Hoti.

    Ai gjithashtu theksoi se do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, apo së paku nisja e punimeve.

    “Do të duhej të promovohej ndonjë projekt i kësaj qeverie, së paku nisja e punimeve”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark