×
  • Lajme
  • Insajderi

    Hoti sot në tri interpelanca

    Insajderi
    21 October 2020 - 08:11
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Kuvendi i Kosovës sot në orën 09:00 do të mbajë vazhdimin e seancës plenare, ndërsa në ora 10:00 do të jetë seancë e re plenare ku kryeministri Hoti do të jetë në tri interpelanca.

    Hoti në interpelancë do të jetë në lidhje me pezullimin njëvjeçar i aplikimit të Republikës së Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, në lidhje me përfshirjen e Republikës së Kosovës në “Zonën e mini-Shengenit ballkanik”, si dhe në lidhje me deklarimin dhe qëndrimin e Kryeministrit për zbatimin e Marrëveshjes për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

    Vazhdimi i seancës plenare në ora 09:00

    Rendi i ditës

    Votimi i Projektligjit nr. 07/L-025 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim lidhur me financimin e programit – nxitja dhe levimi i mundësive për sigurimin e ujit,

    Votimi i Projektligjit nr. 07/L-035 për ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë për likuiditet të urgjencës së infrastrukturës vitale, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,

    Votimi i Projektligjit nr. 07/L-036 për ratifikimin e Kontratës Financiare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Investime për Projektin e Impiantit të Ujërave të Zeza në Gjilan,

    Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-013 për Peticione,

    Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-037 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-31 për Lirinë Fetare në Kosovë,

    Votimi në parim i Projektligjit nr. 07/L-026 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për Financimin e Subjekteve Politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin Nr. 04/L-122 si dhe Ligjin Nr. 003/L-073 për Zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 03/L-256,

    Shqyrtimi i parë i Projekt Kodit Civil të Republikës së Kosovës nr. 07/L-019.

    Seanca e re plenare në ora 10:00:

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark