×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti takon ambasadorët e QUINT-it, tregon çka diskutuan

    Insajderi
    26 October 2020 - 18:49

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, u takua me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe Përfaqësuesin Special të BE-së, me të cilët diskutoi bashkëpunimin në fushën e sundimit të ligjit, me theks të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

    Në njoftimin e lëshuar nga Kryeministria, thuhet se kryeministri Hoti u shpreh i vendosur për të fuqizuar luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe tregoi gatishmërinë e tij për të punuar së bashku në këtë drejtim me qeveritë e vendeve anëtare të QUINT-it. /Insajderi.org

    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.
    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark